
KORÇË- Nuk kanë të ndalur sherret mes të miturve! Mësohet se dy të mitur të moshës 12-vjeçare teksa po luanin së bashkë janë konfliktuar në fshatin Bulgarec në Korçë. Nga ky sherr është lënduar njëri prej tyre, pasi bashkëmoshatari e ka goditur me gur. 12-vjeçari është transportuar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 14:00, në fshatin Bulgarec, dy të mitur 12 vjeçar gjatë lojës (futboll), janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga konflikti është dëmtuar lehtë me gur njëri prej tyre, i cili po merr mjekim në spital pa probleme për jetën. 12-vjeçari tjetër, së bashku me prindin, është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia. /ZËRI