Aktualitet

Masakruan shqiptaren shtatzanë, burg të përjetshëm për partnerin e saj, dënohet me 15 vite bashkëpunëtori

Ata u akuzuan për vrasje nga pakujdesia, ndërprerje e shtatzënisë, prishje e skenës së krimit dhe përdorim i paligjshëm i armëve të zjarrit.

I.F
Masakruan shqiptaren shtatzanë, burg të përjetshëm për
Gjeorgjia Murati dhe partneri i saj

EDESSA- Gjykata e Edessës ka dënuar me burgim të përjetshëm, 39-vjeçarin që vrau në mënyrë makabre partneren e tij shtatzëne Gjeorgjia Murati. Ndërsa shoku i tij u dënua me 15 vite burg. Gjyqi ndaj tyre nisi prej ditës së djeshme, me dy të akuzuarit që thanë se nuk kanë asnjë lidhje me krimin, por sipas të dhënave mjeko-ligjore ata kanë torturuar 41-vjeçaren shtatzanë dhe më pas e kanë vrarë.

Ata u akuzuan për vrasje nga pakujdesia, ndërprerje e shtatzënisë, prishje e skenës së krimit dhe përdorim i paligjshëm i armëve të zjarrit.

Para gjykatës, dy të pandehurit iu qëndruan pretendimeve të tyre kryesore. Partneri i viktimës tha se nuk kishte asnjë lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa shoku i tij shtoi se nuk e kishte kryer ai vrasjen.

“Debatova pak me Gjeorgjinë, piva ilaçet për depresion dhe fjeta. Kur u zgjova të nesërmen, Gjeorgjia ishte zhdukur dhe kishte marrë 5000 euro nga kursimet e mia. Nuk e di kush ma dërgoi mesazhin kur ajo vdiq. Dyshoj se e ka bërë 34-vjeçari,”- ka thënë 39-vjeçari.

Menjëherë më pas dëshmoi edhe vëllai i 41-vjeçares. Tregues i tensioneve në sallë ishte numri i madh i punonjësve të Policisë që kishin rrethuar dëshmitarin teksa fliste në sallë. Ai tha se partnerin e të motrës e kishte parë vetëm 5 herë, por kishte dalë në përfundimin se nuk e "pëlqente" fare si personazh.

“Motra ime punonte dhe i akuzuari tha se ishte duke punuar. Ajo nuk kishte komoditet financiar. E dija se ishte shtatzënë dhe se së fundmi po ndjehej e pakënaqur në marrëdhënien e saj,"- tregoi ai.

Në gjyq foli edhe e motra e të akuzuarit, e cila u shpreh se: Vëllai im ishte i dhunshëm, më godiste shpesh. Lajmin për zhdukjen e Gjeorgjisë e mora vesh nga televizioni dhe më bëri përshtypje mënyra se si foli vëllai pasi tregonte se ai fshihte diçka por nuk ishte i shqetësuar. Po ta kisha njohur viktimën do e kisha paralajmëruar që të qëndronte larg vëllait të saj pasi e njihja karakterin e tij. Ishte gjaknxehtë dhe manipulues. Më rrihte keq dhe shkoja shpesh në spital. Ai ka pasur sjellje agresive edhe ndaj gruas së dytë. Nuk e kam kuptuar pse e vranë, motivi definitivisht nuk ishin paratë. Dua të di pse e vranë.

Sipas gjetjeve të mjekësisë ligjore, gruaja, e cila ishte 7 javëshe shtatzënë, ka pësuar tre plagë vdekjeprurëse me thikë në zonën e qafës së mitrës dhe qafës. Vrasja është kryer ditën e ndërrimit të viteve, në banesën e 39-vjeçarit, në Kalamaria. Nga hetimet e para mendohet se motivi i autorëve duket se ka qenë grabitja e parave që ajo mbante në shtëpi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB