
MOSKË- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden dha miratimin e tij Ukrainës që të përdorë raketat me rreze të gjata për të sulmuar Rusinë. Kjo është hera e parë që prej sulmit të Rusisë, SHBA-ja i jep leje Ukrainës të përdorë armët amerikane në tokën e armikut.
Sipas medias britanike BBC, ministria e Mbrojtjes ruse lajmëroi se Ukraina përdori raketat ATACMS për të sulmuar zonën e Bryansk. Pesë raketa u rrëzuan dhe një ra në bazat ushtarake ruse, tha Moska. Përdorimi i raketave amerikane u raportua edhe në mediat ukrainase, por Ukraina nuk e ka komentuar ende.
"Përdorimi i raketave të NATO-s në këtë mënyrë tani mund të cilësohet si një sulm ndaj Rusisë nga vendet e bllokut. Në këtë rast, Rusia po kërkon të drejtën për t'u kundërpërgjigjur me armë të shkatërrimit në masë kundër Kievit dhe instalimeve kryesore të NATO-s kudo që të jenë dhe kjo është tashmë Lufta e Tretë Botërore”, ka shkruar Medvedev. /ZËRI