Aktualitet

Aksidenti me 1 viktimë e 12 të plagosur/ Shefi i urgjencës: Një fëmijë në gjendje të rëndë, 5 të tjerë në operim

Shefi i Urgjencës në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të spitalit ka njoftuar se shoferi i autobusit ka mbërritur pa shenja jete.

F.I
Aksidenti me 1 viktimë e 12 të plagosur/ Shefi i urgjencës:
Agustin Suma

TIRANË-Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e të lënduarve si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur sot në aksin rrugor Durrës-Tiranë, ku u përmbys autobusi i linjës Berat-Tiranë. Shefi i Urgjencës në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të spitalit ka njoftuar se shoferi i autobusit ka mbërritur pa shenja jete.

Suma njoftoi se mes të plagosurve janë 2 fëmijë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, 5 të tjerë janë futur në operim, mes tyre 2 turistë të cilët ende nuk janë identifikuar.

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma: Janë 2 të mitur, një i moshës 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pesë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti.

Poll

MOS HUMB