ELBASAN- Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka ndërmarrë një hap simbolik, duke larguar strukturën e jashtme të restorantit të tij “Rozafa Tuna”, me qëllimin për të liruar hapësirën publike dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Luca shpjegon se ndonëse posedonte leje dhe kishte paguar taksat për këtë sipërfaqe për 25 vite me radhë, ka zgjedhur ta heqë atë me dëshirë të plotë. Ai e cilëson këtë veprim si një mesazh qytetarie dhe respekti ndaj hapësirës së përbashkët.
''Për këtë hapësirë kam marrë leje dhe kam paguar taksa për 25 vjet. Siç thotë populli "sheh rrushi rrushin". E kam bërë i fundit dhe po e heq i pari për të dhënë shembullin tim. Lulet dhe gjelbërimi nuk do mungojnë para Rozafës, por pa penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve. Faleminderit për mirëkuptimin'', shkruan Luca.
Vendimi i Lucës vjen fill pas urdhërit të Kryeministrit Edi Rama i cili iu ka lënë 2 javë kohë bizneseve në të gjithë vendin që të lirojnë pa penalitete të gjitha hapësirat publike që kanë zënë para bizneseve të tyre./ZËRI