Aktualitet

Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 shqiptarë, 19-vjeçari goditet me kaçavide në bark

Ai ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

I.F
Sherr masiv në Greqi, plagosen 3 shqiptarë, 19-vjeçari goditet
Foto ilustruese

ATHINË- Një sherr masiv ka ndodhur në Athinë, Greqi, ku si pasojë një 19-vjeçar shqiptar është plagosur me kaçavidë në bark dhe tre plagë në kofshë. Ai ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Dy shqiptarë të tjerë të moshës 17 dhe 19 vjeç janë plagosur lehtë. Autoritetet greke kanë arrestuar 9 të dyshuar, të cilët akuzohen për tentativë vrasjeje. 

Në këtë sherr u përfshinë 20 persona të ndarë në grupe dhe nisën të sulmonin njëri-tjetrin. Një dëshmitare okulare që ka parë se çfarë po ndodhte, u ka thënë djemve se kishte lajmëruar policinë, por ata më pas përdorën armë të ftohta.

Autorët janë larguar me një makinë të zezë dhe sipas autoriteteve po punohet për kapjen dhe identifikimin e tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB