Aktualitet

Plagoset me thikë një person në Delvinë, arrestohet autori

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një lokali dhe Imeri është transportuar drejt spitalit të Sarandës

I.F
Plagoset me thikë një person në Delvinë, arrestohet autori
FOTO ILUSTRUESE

DELVINË- Një 38-vjeçar është plagosur rëndë në Delvinë pas një sherri. Sipas Policisë, Panajot Imeri është goditur me thikë në brinjë dhe krahë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një lokali dhe Imeri është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe vazhdon të jetë i shtruar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Delvinës ka arrestuar 55-vjeçarin Festim Abdi, i njohur si “Feçi”, si autorin e dyshuar të ngjarjes. Abdiu është një ish-biznesmen i lokaleve të natës në Sarandë dhe një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, pasi dy personat kanë qenë duke konsumuar alkool. /ZËRI

Poll

MOS HUMB