Aktualitet

Sherr me thika mes disa personave, një i plagosur! Të përfshirë edhe dy vëllezër

Policia e Shtetit bën me dije në një njoftim zyrtar se të rinjtë E. K., K. K. (vëllezër) dhe G. K. janë përplasur fizikisht me 30-vjeçarin me inicialet A. A..

k.m.
Sherr me thika mes disa personave, një i plagosur! Të
Foto ilustruese

KURBIN- Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas konfliktit me 3 persona të tjerë, 2 prej të cilëve janë vëllezër. Policia e Shtetit bën me dije në një njoftim zyrtar se të rinjtë E. K., K. K. (vëllezër) dhe G. K. janë përplasur fizikisht me 30-vjeçarin me inicialet A. A.. Ky i fundit është dërguar në spital për mjekim, e aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë. Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit./ZËRI

Poll

MOS HUMB