Aktualitet

Sherr me gërshërë te “Shefqet Ndroqi”, radiologu plagos infermierin, ia mbath policisë

Autori i plagosjes ka mundur që të largohet pas ngjarjes, ndërsa policia thotë se është vënë në kërkim të tij

E.K
Sherr me gërshërë te “Shefqet Ndroqi”, radiologu
foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë, ku radiologu Dashamir Çajka, ka plagosur me gërshërë infermierin Mikel Osmani, i cili është vënë menjëherë nën kujdesin e mjekëve. Autori i ngjarjes së rëndë është radiologu Dashamir Çajka, i cili ka mundur që të arratiset pas ngjarjes.

Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për pacientët, ndërkohë që ngjarja ka tronditur jo vetëm personelin e spitalit, pore dhe qytetarët e shumtë që prisnin të merrnin shërbimin mjekësor.

“Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njoftoi policia./ZËRI 

Poll

MOS HUMB