Aktualitet

IKMT ‘zbarkon’ në Orikum, shemben dy objekte pa leje, pronarët kundërshtojnë

Bëhet fjalë për një restorant dhe 10 dhoma pushimi në pronësi të Emanuela Xhanaj, 8 prej të cilave sipas saj, janë të rezervuara me pushues.

zh.ll
IKMT ‘zbarkon’ në Orikum, shemben dy objekte pa leje,
orikum

ORIKUM- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka 'zbarkua' këtë të martë në Orikum, ku kanë shembur dy objekteve pranë bregdetit, të cilat nuk dispononin leje ndërtimi. Bëhet fjalë për një restorant dhe 10 dhoma pushimi në pronësi të Emanuela Xhanaj, 8 prej të cilave sipas saj, janë të rezervuara me pushues.

Fillimisht, ndërhyrja e fadromave të IKMT-së është kundërshtuar nga pronarët, të cilët e kanë konsideruar të paligjshme shembjen, me pretendimin se objektet ndodhen ende në proces gjyqësor me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Banorët janë shprehur se nuk iu ishte paraqitur një njoftimin zyrtar për shembjen.

Megjithatë, pavarësisht kundërshtimeve, forcat e IKMT-së të mbështetura nga forcat e policisë me prezencë të shtuar në terren, shembën objektet në fjalë./ZËRI

 

 

 

Poll

MOS HUMB