DURRËS-Një plagosje e trefishtë me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme (24 qershor) në Durrës. Policia bën me dije se lidhur me ngjarjen ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë 3 persona. Sipas policisë dy prej të lënduarve janë babë e bir. Ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.
"D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në këtë fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. L., 60 vjeç, B. L., 34 vjeç (babë e bir) dhe F. T., 28 vjeç, të tre banues në të njëjtin fshat. 3 shtetasit e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në spital,"-njofton Policia.