Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Sarandë, plagoset me thikë 29-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur më 5 prill, ndërsa hetimet kanë filluar pas denoncimit që ka kryer i plagosuri.

F.I
Sherr mes të rinjve në Sarandë, plagoset me thikë
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë gjatë një konflikti një 29-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur më 5 prill, ndërsa hetimet kanë filluar pas denoncimit që ka kryer i plagosuri.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pas kallëzimit të shtetasit G. P., 29 vjeç. Ky i fundit pretendon se më datë 05.04.2026, në vendin e quajtur “Eukalipti”, në Sarandë, është goditur me mjet prerës (thikë) nga shtetasi A. M., duke pësuar dëmtime,"-thuhet në njoftimin e policisë.

Poll

MOS HUMB