
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Një tjetër sherr mes të rinjve është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e 28 dhjetorit në Tiranë. Tre persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje nga ana e komisariatit numër 2 në kryeqytet. Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta në rrjetin social Tik-Tok.
Një prej personave të përfshirë ka pësuar lendime të lehta në trup, ndërsa mësohet se i dëmtuari është djali i një oficeri krimesh në Policinë e Shtetit. Ndërkohë në sherr është përfshirë edhe djali i një ish-zyrtari të policisë së burgjeve. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës, në lidhje me ngjarjen e ndodhur./ZËRI
Poll