LEZHË-Një incident i dhunshëm është regjistruar në Lezhë, në afërsi të një pike karburanti, ku Petrit Paloka është dhunuar barbarisht. Raportohet se 35-vjeçari është nxjerrë me forcë nga makina e tij nga disa të tjerë, të cilët më pas e kanë goditur me sende të forta. Paraprakisht raportohet se sherri ka nisur për ngacmimin e një vajze.
Pas ngjarjes Paloka është transportuar në urgjencën e spitalit të Lezhës dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Në deklaratën e parë ai ka thënë se nuk i ka njohur autorët dhe se është qëlluar me shkop bejsbolli duke marrë plagë të rënda.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes./ZËRI