Aktualitet

Qendrat e emigrantëve paditen në Gjykatën italiane: Shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve

Sipas organizatës ‘ActionAid’ Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar tendera me vlerë 82 milionë euro, ka nënshkruar kontrata me vlerë mbi 74 milionë euro dhe ka shpërndarë më shumë se 61 milionë euro për instalimet.

F.I
Qendrat e emigrantëve paditen në Gjykatën italiane: Shpenzimet
PAMJE NGA GJADRI

ITALI-Organizata ndërkombëtare ‘ActionAid’ ka depozituar një kallëzim pranë Gjykatës së Auditit, duke denoncuar qeverinë italiane dhe kryeministren Giorgia Meloni, për shpërdorimin e e parave në kuadër të të ashtuquajturit ‘Operacioni Shqipëria’, për ndërtimin e kampeve në Shëngjin.

Mediat fqinje raportojnë se ndërtimi i qendrave në Shqipëri filloi me 39.2 milionë euro dhe vetëm dhjetë ditë më vonë, me "Dekretin PNRR 2", përgjegjësia për projektin u transferua nga Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë tek Ministria e Mbrojtjes, dhe kosto u rrit në 65 milionë euro. 

Sipas organizatës ‘ActionAid’ Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar tendera me vlerë 82 milionë euro, ka nënshkruar kontrata me vlerë mbi 74 milionë euro dhe ka shpërndarë më shumë se 61 milionë euro për instalimet. Sipas analizës të organizatës ndërkombëtare, kostoja ditore për një emigrant në Gjader është pothuajse trefishi në tokën italiane, ndërsa 20% e vendeve të disponueshme në qendrat kombëtare mbeten të papërdorura.

Shpenzimet ndihmëse, duke përfshirë misionet dhe logjistikën, kanë kontribuar në rritjen e barrës ekonomike duke shpërdor paratë publike pa garantuar të drejta ose efikasitet". Rasti pritet të marrë zhvillime të reja ndërsa autoritetet italiane shqyrtojnë materialet dhe vendosin për hapat e mëtejshëm ligjorë.

Gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë, si dhe Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian , e kanë bllokuar vazhdimisht projektin./ZËRI

Poll

MOS HUMB