Aktualitet

Sherr për parkimin në Ksamil, turistët turq dhunojnë banorin e zonës, pranga 26-vjeçarit

54-vjeçari ka marrë dëmtim dhe ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

F.I
Sherr për parkimin në Ksamil, turistët turq dhunojnë banorin
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e 6 qershorit në Ksamil. Raportohet se në konflikt janë përfshirë disa shtetas turq dhe një banor i Ksamilit, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një vend parkimi.

Debati është zhvilluar mes katër personave, por ka agravuar në dhunë, ku turku 26-vjeçar ka goditur me grushta banorin. 54-vjeçari ka marrë dëmtim dhe ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi turk është vendosur në pranga, ndërsa një hetim ka nisur edhe për personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:

-arrestuan shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi më datë 06.06.2025, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu  nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB