TIRANË- Leonard Koka ka reaguar lidhur me lajmin e sherrit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dhërmit, në jug të vendit. Në përplasje u përfshinë disa të rinj, si nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku dhe djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni. Por u përfol edhe për një të tretë, nipi i ish-ministrit Lefter Koka.
Për ngjarjen, ka reaguar Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Në një mesazh të dërguar pranë medias "JOQ", Koka shkruan se djali i tij ka ndërhyrë vetëm për të ndarë palët dhe se nuk ka lidhje me sherrin. Ndaj edhe nuk mund të konsiderohet "protagonist" i tij.
“Mirëmëngjesi! Keni nxjerrë një artikull për nipin e Lefter Kokës, që është normale, por nëse ka qenë nipi i tij, ai ka një baba. Nuk është nevoja ta përzini Lefterin se ai është djali im dhe unë quhem Leonard Koka. Ai është duke i ndarë dhe po të futesh të ndash dikë që po zihet je pjesë e sherrit. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Leonard Koka.
Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi dhe sherri mes tyre ka tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Pamjet janë publikuar nga JOQ dhe dëshmitarët rrëfejnë se shkak për sherrin është bërë një konflikt për një vajzë. Nga pamjet duket se Leo Frroku, nipi i Mark Frrokut godet dhe hedh në tokë djalin e Selimllarit, ndërkohë që mes tyre ka ndërhyrë dhe nipi i Kokës./ZËRI