SHKODËR-Vladimir Bruçi, është personi i cili u plagos me armë zjarri në Shkodër, nga fqinji i tij Pjerin Bitani. Ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa Bruçi është transportuar me urgjencë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Ngjarja u regjistrua në lagjen 'Rus', ku edhe dy vite më parë në qershor të 2024, Bruçi do të përfshihej në një incident të rëndë. Konkretisht mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, Vladimir Bruçi u dhunua nga pesë persona me sende të forta.
Shkak për dhunimin e Bruçit u bë një sherr që ai ka pasur për autorët për një vendparkimi. 62-vjeçari asakohe u dërgua në spital me dëmtime të shumta në kokë, të shkaktuara më sende të forta. Në lidhje me ngjarjen u arrestua Edmond Sakicaj, 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, 23 vjeç, Samet Halluni, 27 vjeç, Arlind Kajoshi, 31 vjeç, Samuel Troshani, 24 vjeç dhe Alban Bruçi 27 vjeç (djali i Vladimir Bruçit). Ky i fundit më 7 shtator tentoi të eliminonte fizikisht vëllanë e Arlindit, kampionin e boksit Arjon Kajoshin.
Në lidhje me ngjarjen Samuel Troshani dhe Izmir Sakica u vetëdorëzuan në Policinë e Shkodrës. Të dy u dënuan me burg. Në maj të vitit 2025 u arrestua edhe Arlind Kajoshi, ndërsa në kërkim vijon ende Samet Halluni./ZËRI

