Aktualitet

Ky është 20-vjeçari portugez i vrarë në Ksamil

I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis.

M.K.
Ky është 20-vjeçari portugez i vrarë në Ksamil
Luis Miguel Varela Mendes

TIRANË- Personi në foto është turisti 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes i cili u vra me thikë në plazhin e Principotes, Ksamil. Ai u gjet i pajetë në shezlonët e plazhit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Ksamil, atje ku është vrarë me thikë 21- vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendez. I riu u qëllua me thikë për vdekje nga truproja i Principotes, Sokrat Vata, që pas një sherri banal e la të pajetë mbi shezlonet e plazhit dhe u arratis. Arratia mori fund pas 5 orësh kur u arrestua në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, i shoqëruar nga dy shtetasë turq. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e Principotes, Bekim Bulica ndërkohë është ndaluar edhe polici i kufirit në Gjirokastër, Moisid Matushaj, pasi dyshohet se e ka ndihmuar të riun. Po në Sarandë, 3 ditë më parë, u dhunua shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, pasi ndërhyri në një sherr ku po dhunohej një turist i huaj. Truprojat e Orange e dhunuan efektivin.

David Gjana, 29 vjeç nga Kukësi është autori i dytë i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez. Burime i thanë ZËRI se i riu ka dy mbiemra, Gjana dhe Heurtevent. Policia dyshon se gjatë rrahjes së 20-vjeçarit portugez nga grupi i kamarierëve të Principotes, i përfshirë kryesor bashkë me Sokrat Vatën ka qenë edhe Gjana./ZËRI

Poll

MOS HUMB