TIRANË- Forcat e Armatosura vijojn punën intensive për izolimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit, ndërsa situata raportohet në kontroll dhe pa rrezik për zonat e banuara.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndar pamje nga operacionet në terren, duke bërë me dije se në Tërbun të Pukës vijon puna për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri.
Sipas ministrit, situata në Tërbun është nën kontroll dhe flakët nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Ndërkohë, në Malin e Dajtit në Tiranë vijon operacioni për përballimin e situatës. Në terren janë angazhuar 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Edhe në këtë zonë, nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Forcat e angazhuara vijojnë ndërhyrjen në terren me synim izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.
View this post on Instagram
/ZËRI