Aktualitet

Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec, regjistrohen disa raste

Mësohet se rastet e konvikteve janë izoluar, ndërkohë që është bërë pastrimi dhe pritet të bëhet dezinefktimi i tij

I.F
Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec, regjistrohen disa raste
Foto ilustruese

POGRADEC- Sëmundja e zgjebes është shfaqur në Pogradec. Deri më tani janë regjistruar 7 raste, 3 prej tyre janë identifikuar nga personat që frekuentonin konviktin në Pogradec të cilët janë banues ne Veliterne dhe 4 rastet e tjera nga Pogradeci të cilat janë raste sporadike dhe që janë drejt shërimit.

Mësohet se rastet e konvikteve janë izoluar, ndërkohë që është bërë pastrimi dhe pritet të bëhet dezinefktimi i tij. Pas regjistrimit të rasteve, mjekët do të zhvillojnë kontrolle në shkollat e qytetit për të parandaluar raste të tjera. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB