Aktualitet

Shkak dhuna dhe bullizmi nga bashkëmoshatarët,14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

Nëna e vajzës ka dëshmuar se 14-vjeçarja është dhunuar dhe bullizuar shumë herë nga fëmijët e lagjes.

l.k
Shkak dhuna dhe bullizmi nga bashkëmoshatarët,14-vjeçarja
Pamje nga vendngjarja

KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një vajze 14-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Mësohet se ajo po trajtohet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por pse u vetëhodh adoleshentja?

Nëna e vajzës ka dëshmuar se 14-vjeçarja është dhunuar dhe bullizuar shumë herë nga fëmijët e lagjes. Ajo është shprehur se tashmë është kryefamiljare pasi burri është në burg për dhunë në familje. Po ashtu nëna e adoleshentes është shprehur se edhe vajza e dytë është dhunuar dhe bullizuar nga bashkëmoshatarët në lagjen 14, aty ku kjo familje jeton prej vitesh.

Jashtë kamerave ajo është shprehur se para se të ndodhte ngjarja vajza 14-vjeçare është dhuniar nga vajzë në lagje e cila goditi më pas dhe gruan. E ëma e vajzës u shpreh se ishte në polici në kohën kur vajza u hodh nga kati i tretë.

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, shprehet ajo.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë / Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, një shtetase e mitur, rreth 14 vjeçe, e cila aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Deri më tani nuk ka detaje se si do të ndiqet ky rast nga autoritetet gjyqësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB