Aktualitet

36-vjeçari në Vlorë u vetëplagos, por fshehu ngjarjen! Dalin pamjet kur i riu hedh armën (VIDEO)

Oficerët e krimeve zbardhën ngjarjen, ku rezultoi se 36-vjeçari Olsi Alisinanaj ishte vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri të llojit pistoletë.

zh.ll
36-vjeçari në Vlorë u vetëplagos, por fshehu ngjarjen!
pamje nga video

VLORË- Një 36-vjeçar u paraqit në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Spitalin e Vlorës, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Oficerët e krimeve zbardhën ngjarjen, ku rezultoi se 36-vjeçari Olsi Alisinanaj ishte vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri të llojit pistoletë. Në vendngjarje, i pranishëm ka qenë dhe shoku i tij, i cili ka fshehur armën. Në vijim të hetimeve, policia ka gjetur armën e zjarrit me të cilën dyshohet se u vetëplagos 36-vjeçari në Vlorë. Arma e zjarrit e cila posedohej pa leje, e markës Ekol Special, u gjet në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dhe u sekuestrua së bashku me një gëzhojë të gjetur në vendin e ngjarjes.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Policia e arrestoi dy shtetasit: Olsi Alisinanaj, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe Gerti Meto, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve hetimore, në kuadër të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2025, në qytetin e Vlorës, ku një 36-vjeçar, O. A., u vetëplagos me armë zjarri dhe shoku i tij, G. M., pas ngjarjes fshehu armën e zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë vijuar veprimet për gjetjen e armës së zjarrit, tip pistoletë, të dyshuar të përdorur në ngjarje.

Arma e zjarrit e cila posedohej pa leje, e markës Ekol Special, u gjet në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në një rrugicë, e fshehur mes luleve, dhe u sekuestrua së bashku me një gëzhojë të gjetur në vendin e ngjarjes. Materialet shtesë do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB