Aktualitet

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor dhe shkaktuan aksidente, AMP arreston dy punonjës policie

AMP bën me dije se polici me inicialet H.D është arrestuar, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital duke marrë ndihmën mjekësore.

I.F
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor dhe shkaktuan aksidente, AMP
AMP

SARANDË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy efektivë policie në Sarandë dhe Has, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas AMP, oficeri i policisë së “Shqiponjave” në Sarandë, me inicialet A.K ka drejtur makinën e tij në gjendje të dehur dhe është përplasur me një mjet tjetër. Fatmirësisht askush nuk u lëndua. Ndërsa, një tjetër punonjës policie në Has ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe si pasojë ka përplasur dy këmbësorë.

AMP bën me dije se polici me inicialet H.D është arrestuar, ndërsa dy të plagosurit ndodhen në spital duke marrë ndihmën mjekësore.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi dy punonjës policie në Sarandë dhe Has për "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor A. K, me detyrë në Forcën e Posaçme Shqiponja, në Komisariatin e Policisë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë drejtimit të mjetit tip “Mercedes Benz” në qytetin e Sarandës, është përplasur me mjetin tip “Wolksvagen”, duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

***

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka bërë ndalimin me iniciativë të punonjësit të policisë Inspektor H. D., 53 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Has, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Ndalimi me iniciativë i punonjësit të policisë u krye pasi duke drejtuar automjetin e tij Volksëagen në rrugën ”Demokracia” në qytetin Krumë, ai ka përplasur dy këmbësoret shtetaset M. G, 43 vjeçe dhe Z. G., 78 vjeçe, të cilat janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme”, njofton AMP. /ZËRI

Poll

MOS HUMB