Aktualitet

Shkoi deri në Tajlandë për të marrë 41 kg drogë, vajza shqiptare pikaset në aeroport

Sipas Le Progrès, ishte një grua 21-vjeçare shqiptare që po kthehej nga Bangkoku në Tajlandë e cila po përpiqej të kalonte ngarkesën.

F.m
Shkoi deri në Tajlandë për të marrë 41 kg drogë,
Lion

FRANCË- Një 21-vjeçare shqiptare është vënë në pranga teksa tentonte të kalonte një ngarkesë me 44 kilogramë marijuanë. Ajo kishte udhëtuar drejt Tajlandës për të marrë drogën, por u kap në aeroportin e Lionit.

Zyrtarët doganorë në Aeroportin e Lyon Saint-Exupéry sekuestruan 44 kilogramë marijuanë. Sipas Le Progrès, ishte një grua 21-vjeçare shqiptare që po kthehej nga Bangkoku në Tajlandë e cila po përpiqej të kalonte ngarkesën.

Vajza, siç deklaroi, ishte nisur për në Tajlandë nga Shqipëria me kërkesën e një çitfti për të marrë ‘një porosi’. Ajo tashmë ndodhet në paraburgim dhe do të dalë në gjykatë në korrik.

Poll

MOS HUMB