Aktualitet

Dhunë në familje, Policia shkon në banesë! 30-vjeçari me precedent qëllon me thikë efektivin, shoqërohet i riu nga Shkodra

Fillimisht, Policia mori njoftim për një rast dhune në familje në lagjen "Guerrile". Me të marrë njoftimin, punonjësit e policisë shkuan në banesën e Petrit Isaj.

k.m.
Dhunë në familje, Policia shkon në banesë! 30-vjeçari
Foto ilustruese

SHKODËR- Një efektiv i Policisë së Shtetit është plagosur teksa kishte shkuar për kontroll në një banesë në Shkodër. Fillimisht, Policia mori njoftim për një rast dhune në familje në lagjen "Guerrile". Me të marrë njoftimin, punonjësit e policisë shkuan në banesën e Petrit Isaj. Por ky i fundit i ka kundërshtuar dhe ka goditur me thikë në dorë dhe fytyrë një prej efektivëve, i cili është identifikuar me inicialet K.Ç.

30-vjeçari Petrit Isaj njihet nga Policia si person me precedent kriminal. Pasi kreu plagosjen, ai dërgua fillimisht për në urgjencën e spitalit rajonal në Shkodër, ku edhe iu injektua një qetësues dhe më pas u dërgua në Komisariat. I arrestuarit, në vitin 2019 ka qëlluar me breshëri automatiku pranë banesës duke terrorizuar qytetarët. Po ashtu, përveç precentëve penalë njihet edhe si përdorues i lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme ka shkuar në lagjen “Guerile”, pasi ka marrë njoftim për një rast dhune në familje. Në momentin që punonjësit e Policisë kanë shkuar te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç. Në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme. Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB