RROGOZHINË- Një rast tentative për futjen e sendeve të ndaluara u evidentua gjatë kontrolleve rutinë ndaj vizitorëve në IEVP Rrogozhinë. Bëhet fjalë për një shtetase që kishte shkuar për të takuar bashkëshortin e saj, të dënuarin me iniciale F. D. Sipas njoftimit të Burgjeve, gjatë kontrollit të shtetases B.D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, ngjyrë e zezë, i fshehur në pulpë dhe i mbështjellë me fasho farmaceutike për të shmangur kontrollin.
Takimi u pezullua menjëherë, telefoni u sekuestrua dhe u mbajt procesverbal, ndërsa kontrolle shtesë po kryhen në ambientet ku është i akomoduar i të dënuari për të garantuar sigurinë.
"Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara (telefon) në IEVP Rrogozhinë
Në IEVP Rrogozhinë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e një telefoni celular në regjimin e brendshëm të institucionit.
Gjatë kontrollit të shtetases B. D., e cila kishte ardhur për takim me bashkëshortin e saj, të dënuarin F. D., u zbulua një telefon celular tip “Samsung Smart”, me ngjyrë të zezë, i fshehur në pjesën e pasme të pulpës së mbështjellë me fasho farmaceutike, me qëllim shmangien e evidentimit gjatë kontrollit.
Menjëherë u pezullua takimi.
U mbajt procesverbal për bllokimin e sendit.
U njoftuan drejtuesit e institucionit.
U vu në dijeni Specialisti i SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.
Paralelisht, po ushtrohet kontroll në ambientin ku është i akomoduar i denuari.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet penitenciare, duke goditur çdo tentativë për futjen e sendeve të ndaluara.", thuhet në njoftim.