Aktualitet

Shoqja e ish-gruas së Arben Ahmetajt kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin e vilës në Palasë

Elda Dinaj ka kërkuar që të lirohet nga sekuestro vila në Palasë, pronë e cila është regjistruar në emrin e saj, por që dyshohet se është e ish-zv.kryeministrit.

k.m.
Shoqja e ish-gruas së Arben Ahmetajt kërkesë në
Arben Ahmetaj

TIRANË- Shoqja e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Elda Dinaj, ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë për heqjen e masës së sigurimit pasuror. Dinaj ka kërkuar që të lirohet nga sekuestro vila në Palasë, pronë e cila është regjistruar në emrin e saj, por që dyshohet se është e ish-zv.kryeministrit.

Dinaj rezulton një nga njerëzit më të afërt të Albina Mackën, ish-gruaja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka.

Ahmetaj po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie” për çështjen e inceneratorëve, si edhe për “shpërdorim të detyrës” në çështjen “Buka sha”. Por po ashtu, ish-zv.kryeministri po hetohet edhe në çështjen e inceneratorëve për krimin e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash./ZËRI

Poll

MOS HUMB