Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plas sherri në një lokal, plagoset menaxheri (EMRI)

Nga informacionet paraprake mësohet se është plagosur shtetasi Kristian Gjoni, i cili ka përfunduar në spitalin e Lezhës me plagë në trup.

zh.ll
Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plas sherri
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në zonën e Kunes në Shëngjin, ku ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në rrugën e Kunes, ku pas një konflikti të momentit mes një grupi të rinjsh dhe menaxherit, situata është përshkallëzuar me nxjerrjen e armëve.

Sipas burimeve, të rinjtë kane debatuar fillimisht me menaxherin, ndërsa shkaqet nuk janë bërë ende të qarta. Më pas konflikti ka vijuar me përleshje fizike, teksa situata ka dalë jashtë kontrollit kur njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë menaxherin Kristian Gjoni, 35-vjeç. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin dhe ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe shoqërimin e tij, ndërsa po kryhen veprime intensive hetimor.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç.

I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave./ZËRI

 

 

 

Poll

MOS HUMB