FOTO ILUSTRUESE
LESKOVIK- Një bombul gazi, që përdorej për gatim ka shpërthyer në një banesë në Leskovik. Si pasojë e shpërthimit, pronari 67-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombol, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Poll