Aktualitet

Shpërthim me tritol në një pallat në Tiranë

Efektivët bëjnë me dije se ata kanë hapur me forcë derën e banesës, pasi askush nuk ndodhej aty, ku si pasojë e shpërthimit ishte dëmtuar ballkoni dhe xhami i tij.

I.F
Shpërthim me tritol në një pallat në Tiranë
Pamje nga banesa

TIRANË-  Një sasi tritoli ka shpërthyer në katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Sipas Policisë, tritoli është hedhur me dron gjatë mbrëmjes së djeshme. Apartamenti është në pronësi të Albert Thomas, i cili ia ka lëshuar me qira Elena Arzas. Policia nuk ka ende të qartë se kush mund të ketë qenë objektivi, pronari i banesës apo vajza që ia kishte lënë me qira. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që e gjithë ngjarja të jetë inskenuar. 

Grupi i hetimit nuk e ka marrë ende në pyetje zonjën që qëndronte me apartament, pasi në banesë nuk kishte njeri. Madje, efektivët bëjnë me dije se ata kanë hapur me forcë derën e banesës, pasi askush nuk ndodhej aty. 

“Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë i shpërthim. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”, njofton Policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB