Aktualitet

Kultivues kanabisi dhe dhunonte partneren, arrestohet 35-vjeçari në Berat

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, efektivët sekuestruan 2.2 kg kanabis.

I.F
Kultivues kanabisi dhe dhunonte partneren, arrestohet 35-vjeçari në
Pamje nga operacioni i Policisë

POLIÇAN- Një 35-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi akuzohet se kultivonte kanabis. Policia bën me dije se 35-vjeçari gjithashtu akuzohet se dhunonte partneren e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, efektivët sekuestruan 2.2 kg kanabis.

“Arrestimi i shtetasit me iniciale A.L. u bë pasi shërbimet e Stacionit Policisë Poliçan, kishin siguruar informacione se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndës narkotike kanabis me qëllim shitjen e tij.

Po ashtu, 35-vjeçari akuzohet se ushtronte dhe dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të banesës dhe në afërsi të saj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.2 kg lëndë narkotike kanabis sattiva”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB