TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Lënda eksplozive ka shpërthyer në dyqanin 'MCN Get Connected', në pronësi të Endri Meksit.
Policia ka nisur hetimet, ku burime për ZËRI-n bëjnë me dije se nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë autori raportohet të ketë qenë një këmbësor, i cili i veshur me të zeza dhe kapele në kokë ka vendosur sasinë e lëndës plasëse. Përshkak të kapeles identifikimi është i pamundur paraprakisht, ndërsa po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e rastit.