Aktualitet

Shqipëria në zi për Papa Françeskun! Flamuri në gjysmështizë, PS ndërpret fushatën, PD nderon me një minutë heshtje

Në këtë ditë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

F.I
Shqipëria në zi për Papa Françeskun! Flamuri në
Papa Françesku

TIRANË-Shqipëria ka shpallur të shtunën ditë zie për Papa Françeskun. Ati i Shenjtë u nda nga jeta më 21 prill në moshën 88 vjecare, ndërsa ditën e sotme Papa Françeskut do ti jepet edhe lamtumira e fundit. Në këtë ditë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ne vendimin e qeverisë thuhet se shpallja e dites se zisë do te jetë “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”. Po ashtu ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

VENDIMI:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

-Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
-Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
-Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
-Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.
-Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Dita e zizë ka ‘spostuar’ edhe axhendat elektorale. Partia Socialsite ka shtyrë të gjitha takimet që kishte parashikuar për të zhvilluar në qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare. Nga ana tjetër, kreu i PD, Sali berisha një ditë më parë tha se do të vijojë me takimet e fushatës, por në nisje të secilit takim do të mbahet një minutë heshtje dhe nuk do të ketë muzikë.

Poll

MOS HUMB