Aktualitet

Shqiptari vritet nga Policia në Itali! Pas goditjes së tretë me armë elektrike ra përtokë

Edhe pasi e prangosën, ai vazhdoi të godiste me shqelma dhe të kundërshtonte efektivët.

F.I
Shqiptari vritet nga Policia në Itali! Pas goditjes së tretë me
Elton Bani

ITALI-Një ngjarje e rëndë dhe e pazkontë është raportuar në shtetin fqinj, ku Elton Bani, 41 vjeç ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në afërsi të Genovas, pasi u qëllua me elektroshok gjatë një operacioni të karabinierëve. Bani kishte jetuar prej kohësh në Liguria, duke punuar si murator së bashku me vëllain e tij.

Si ndodhi ngjarja

Pasditen e 17 gushtit, ai filloi të hidhte karrige dhe objekte përpara shtëpisë së tij. Disa fqinjë telefonuan 112. Oficerët e Croce d’Oro (Kryqi i Artë) u përpoqën ta qetësonin 41-vjeçarin, por nuk ia dolën. Sipas mediave vendase, në shkallët e banesës 41-vjeçari u kundërpërgjigj me shqelma dhe grushte. Edhe pasi e prangosën, ai vazhdoi të godiste me shqelma dhe të kundërshtonte efektivët.

Në atë moment, njëri nga oficerët nxori armën elektrike. Goditja e parë vetëm sa e preku, e dyta nuk e ndaloi. Një goditje e tretë bëri që ai të binte në tokë, duke u dridhur dhe duke humbur ndjenjat. Dy oficerët e Policisë janë vendosur nën hetim në lidhje me ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB