TIRANË- Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka sulmuar Pëllumb Pilinçin, duke e quajtur një të çmendur që shpalli qeverinë e skizofrenëve në Vlorë dhe e akuzon atë për shpifje. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kokalari, i bën thirrje që të mos shpifë më për të dhe në emër të saj, duke e 'kërcënuar' se do ta çojë në gjykatë.
Postimi i plotë:
SPITALI PSIQIATRIK SHPALL PAVARËSINË DHE QEVERINË E SAJ NË VLORË!!!
Ju lutem thojini atij të çmëndurit që ju ka ardhur nga ‘Nu’ Xhozi’ (NJ) për të shpallur qeverinë e skizofrenëve në Vlorë, emrin tim mos e përmënd më fare, jo më të thotë shpifje që paskam marrë $2 million nga Berisha.
Faleminderit atyre që kanë folur në emrin tim, por ky gjëma e vetvetes, po vazhdojë, dhe ajo kolibe 200,000 dollarshe që ka në Nu’ Xhozi, do t’i shkojë nëpërmjet gjykatës, për të larë dëmet që shpifjet e tij kanë shkakëtuar.
Ndërkohë, treçereku i familjes duket se paskan qënë nëpër burgjet e Amerikës. Vetë diplomat i paska nga guxhinat e restorantëve më thonë – mirë shumë por Shqipëria as për shkollë guxhine s’ka nevojë sepse cilësia e ushqimit nuk është problemi i tyre.
Ndërkohë, përshëndetje revolucionare të gjithë budallenjëve që ekspozohen në krahë të tij, sidomos ata që pranuan të dalin si 'Sekretar të ardhshëm të Ministrive'. Sapo keni damkosur veten si pjesa më qesharake e atij kombi fatkeq, por bëtë mirë që u grumbulluat sepse na lehtësojnë punën gjatë identifikimit të kastës së injorancës kolektive për të cilën kemi kohë qe flasim.
Ndërkohë, Agron Llakaj të jap dorëheqjen nga AL Pazar & Papare, sepse ka 40 vjet karrierë dhe këtë nivel argëtimi për zotin nuk e arriti dot.
E vetmja mënyrë që personalisht mund ta shoh Llakajn' sërisht, është nëse Agroni vet shkon në Vlorë dhe ngre flamurin e psiqiatrisë në nder të ‘Nu Xhozit’.