Aktualitet

Vritet për një kanal vaditës 32-vjeçari në Divjakë, autori me thikë në dorë i shkoi në lokal

Viktima është identifikuar si Besmir Kumria.

F.I
Vritet për një kanal vaditës 32-vjeçari në
Besmir Kumria

DIVJAKË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kryekuq të Divjakës, ku një 32-vjeçar është goditur për vdekje me thikë. Viktima është identifikuar si Besmir Kumria. 32-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autori 25-vjeçar është vendosur në pranga disa orë pas krimit.

Xhesion Toromeni pasi ka parkuar makinën në rrugë para një lokali, ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë, duke e goditur për vdekje. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si shkak i një konflikti që kishin familja e autorit dhe viktimës për një kanal vaditës në fshat. 

Njoftimi i policisë:

Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.

Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB