Aktualitet

“Është koha që Shqipëria të trajtohet si pjesë e BE”/ Përdoruesit shqiptar kërkojnë monetizimin e TikTok dhe Instagram

Së fundmi, qytetarë dhe përdorues të rrjeteve sociale kanë ngritur kërkesën që platformat si Instagram dhe TikTok të mundësojnë monetizimin edhe në Shqipëri, duke e lidhur këtë me procesin e integrimit europian dhe trajtimin e vendit sipas standardeve të Bashkimit Europian.

l.k
“Është koha që Shqipëria të trajtohet si
foto ilustruese

TIRANË- Rrjetet sociale janë kthyer në burime të rëndësishme informacioni dhe komunikimi për miliona njerëz në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Platformat si TikTok, Instagram dhe Facebook përdoren nga të gjitha grupmoshat, por aktualisht në vendin tonë ato nuk ofrojnë mundësi monetizimi për krijuesit e përmbajtjeve.

Së fundmi, qytetarë dhe përdorues të rrjeteve sociale kanë ngritur kërkesën që platformat si Instagram dhe TikTok të mundësojnë monetizimin edhe në Shqipëri, duke e lidhur këtë me procesin e integrimit europian dhe trajtimin e vendit sipas standardeve të Bashkimit Europian.

“Është koha që Shqipëria të trajtohet si
Thirrja publike

Tashmë Shqipëria përmes një projekligji po shkon drejt rregullimit të monetizimit në rrjetet sociale

Më 23 korrik, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hodhi për konsultim publik projektligjin “Për Shërbimet Digjitale në Republikën e Shqipërisë”, i cili synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me rregullat e Bashkimit Europian dhe krijimin e një mjedisi online më të sigurt, transparent dhe të besueshëm.

Projektligji parashikon për herë të parë rregulla edhe për monetizimin në platformat online. Sipas draftit, platformat duhet të japin arsye të qarta kur kufizojnë ose ndërpresin mundësinë e përdoruesve për të gjeneruar të ardhura nga përmbajtja e tyre. Përdoruesit do të kenë të drejtë të kundërshtojnë këto vendime, ndërsa ankesat duhet të shqyrtohen nga persona të kualifikuar dhe jo vetëm nga sistemet automatike. Gjithashtu, platformat do të duhet të krijojnë mekanizma për raportimin e përmbajtjeve të dyshuara si të paligjshme dhe t’i trajtojnë këto raste në mënyrë të drejtë dhe transparente./ZËRI

Poll

MOS HUMB