Aktualitet

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal Beqirit në Francë që SPAK kërkon ta sekuestrojë

Verifikimet në faqen zyrtare të Château d'Auteuil zbulojnë detaje të tjera, në seksionin "Legal Notice", si botues i faqes figuron emri i Ermal Beqirit, ndërsa adresa e publikuar është ajo e vetë kështjellës, në 19 Route de Noailles, 60390 Berneuil-en-Bray, Francë. 

l.k
Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal
Château d'Auteuil dhe ambientet e brendshme, Ermal Beqiri

FRANCË- Një kështjellë historike “si në përalla” në zemër të Francës me vlerë mbi 2.6 milionë euro, është kthyer në një nga asetet më të bujshme që autoritetet shqiptare synojnë të sekuestrojnë në kuadër të hetimeve ndaj biznesmenit Ermal Beqiri.

Bëhet fjalë për Château d'Auteuil, një rezidencë e ndërtuar në shekullin XVI, e vendosur në komunën Berneuil-en-Bray, në departamentin Oise, rreth një orë larg Parisit. Me një sipërfaqe prej rreth 1.200 metrash katrorë, e rrethuar nga një park i madh dhe me status monumenti historik të mbrojtur nga shteti francez, prona renditet një nga pasuritë më luksoze të lidhura me emrin e Beqirit.

Kështjella, e ndërtuar në stilin Louis XIII, u rikonstruktua duke ruajtur pamjen origjinale në vitin 1840 nga konti i ri Archambault de Combauld de Bourbon. Objekti përfshin 50 ambiente të ndërthurura me elementët klasikë, si parketet e stilit Versailles dhe oxhaqet prej mermeri.

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal
Ambientet brenda

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Verifikimet në faqen zyrtare të Château d'Auteuil zbulojnë detaje të tjera, në seksionin "Legal Notice", si botues i faqes figuron emri i Ermal Beqirit, ndërsa adresa e publikuar është ajo e vetë kështjellës, në 19 Route de Noailles, 60390 Berneuil-en-Bray, Francë. 

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal
Faqja zyrtare e Kështjellës

Një tjetër element që bie në sy është se rezidenca nuk paraqitet thjesht si një pronë private, por reklamohet edhe si destinacion për akomodim, ku ofrohen me qira dhoma dhe suita për vizitorë. 

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal
Faqja zyrtare e Kështjellës

Në ambientet e saj janë organizuar gjithashtu, koncerte, aktivitete kulturore dhe evente të tilla si "La Nuit des Châteaux", e njohur si "Nata e Kështjellave", ku monumenti është hapur për publikun me shfaqje artistike.

Po ashtu, faqja tregon se rezidenca ofron akomodim në dhoma dhe suita, ndërsa gjatë viteve janë promovuar paketa për vizitorët, oferta speciale për festa si Shën Valentini, si edhe iniciativa sociale, përfshirë zbritje për personelin shëndetësor gjatë pandemisë së COVID-19 dhe fushata bamirësie në mbështetje të spitaleve franceze.

Sipas informacionit të publikuar, kështjella ka përfituar gjithashtu fonde nga Bashkimi Evropian dhe autoritetet lokale franceze për restaurimin dhe zhvillimin e saj si destinacion turistik, ndërsa është përfshirë edhe në guidat e Figaro Magazine si një nga rezidencat historike të rekomanduara për akomodim në Francë.

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Luks dhe histori! Brenda rezidencës 2.6 milionë euro të Ermal

Sipas të dhënave të regjistrave francezë, rezidenca është shitur më 30 dhjetor 2024 për 2.612.200 euro, një shifër që përputhet me vlerën e përmendur nga SPAK në kërkesën për sekuestrim. Hetuesit shqiptarë dyshojnë se pasuria është blerë me të ardhura që lidhen me aferën e tenderave të AKSHI-t, çështje për të cilën Beqiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Përveç kështjellës, SPAK ka kërkuar sekuestrimin në Francë të llogarive bankare me rreth 2 milionë euro, dy apartamenteve dhe mjeteve motorike që dyshohet se janë në pronësi të biznesmenit.

PASURITË PËR TË CILAT KËRKOHET SEKUESTRO NË FRANCË

Llogari bankare me një vlerë dy milionë euro dy apartamente

Kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro

Mjete motorike etj

Ndërkohë, në Shqipëri janë sekuestruar një sërë pasurish, mes tyre prona në Green Coast në Vlorë, pasuri në zonën e "Hoxha Tasim" dhe Rolling Hills në Tiranë, një apartament në Golem, jahti "Skyfall", disa automjete, llogari bankare, si edhe aksione në shoqëri tregtare.

PASURITË E SEKUESTRUARA NË SHQIPËRI TË BEQIRIT

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;.

Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për çështjen e tenderave të AKSHI-t, u arrestua në Francë më 24 korrik, sipas njoftimit zyrtar të SPAK. Fillimisht u raportua se arrestimi kishte ndodhur më 28 korrik, por Prokuroria e Posaçme sqaroi kronologjinë e ngjarjes. Beqiri u prangos fillimisht nga forcat ajrore franceze, pasi u konstatua duke pilotuar një avion të vogël mbi centralin bërthamor në Penly në Seine-Maritime. Më pas nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për sipërmarrësin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB