Aktualitet

"Shtëpi bari" në Spanjë/ Arrestohet çifti shqiptar, era e drogës i tradhtoi

Shtëpia ndodhej në Ador, ku jetonin bashkëshortët shqiptarë, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç.

F.I
"Shtëpi bari" në Spanjë/ Arrestohet çifti
PAMJE NGA VENDNGJARJA

SPANJË-Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës” së kanabisit janë sekuestruar 809 bimë marihuane me peshë mbi 177 kilogramë, kurse të ndaluarit pasi dolën para gjykatës, u lanë në arrest me burg.

Shtëpia ndodhej në Ador, ku jetonin bashkëshortët shqiptarë, përkatësisht 22 dhe 27 vjeç. Policia vendosi mbikëqyrje në afërsi të pronës, duke zbuluar një erë të fortë karakteristike të kësaj substance që vinte prej saj. Ata gjithashtu vunë re tregues të tjerë objektivë se marihuana po mbillej brenda shtëpisë. Oficerët identifikuan gjithashtu një çift si banorët e zakonshëm të shtëpisë. 

Ndërhyrja operacionale zbuloi edhe provat, kurse në objekt ishin bërë instalime elektrike dhe hidraulike që i shërbenin kultivimit, llamba dhe rrjet aspirimi, informoi media spanjolle, teksa emrat e të dyshuarve nuk u publikuan. Personat e arrestuar nuk kishin precedentë penalë të mëparshëm, ndërsa ndaj tyre u urdhërua burgosja./ZËRI

Poll

MOS HUMB