Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për Safet Gjicin

Më tej, prokurori ka kërkuar të shkruhet terapia mjekësore që duhet për sëmundjen e Gjicit.

I.F
Shtyhet sërish seanca për Safet Gjicin
Safet Gjici

TIRANË- Seanca për ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici është shtyrë sërish. Prokurori i ccështjes ngriti pretendimin se akt ekspertimi i Institutit Mjeko-Ligjor nuk është i plotë. Po ashtu, prokuroria nënvizoi se akt ekspertiza nuk i përgjigjet pyetjes nëse institucioni i vuajtjes së dënimit në të cilin ndodhet Gjici ofron trajtimin mjekësor të nevojshëm që të mos i rrezikohet jeta. Më tej, prokurori ka kërkuar të shkruhet terapia mjekësore që duhet për sëmundjen e Gjicit.

Seanca e radhës u caktua më 30 janar në orën 10:00. 

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar lirimin nga qelia duke u ankuar për gjendjen e tij shëndetësore. Avokati i tij pretendoi para trupës gjykuese se klienti i tij vuante nga një zmadhin i aortës dhe diabet të formës së rënduar. Po sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i ka vuajtur edhe më herët nga këto sëmundje, por gjendja psikologjike ia ka rënduar simptomat.

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB