
TIRANË- Policia ka paralajmëruar për pasoja nëse blloken rrugët gjatë protestës së Partisë Demokratike, që do të nisë sot nga ora 17:00. Policia njofton se garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve, por nuk toleron bllokimin e rrugëve.
Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative. PD ka kërkuar leje deri në orën 20:00 për protestën e sotme.
Opozita ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi te Zogu i Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës. /ZËRI