Aktualitet

"Siguria në burgje, vija e kuqe"! Shitje droge në paraburgimin e Elbasanit, Lamallari: Shtohen kontrollet (VIDEO)

Përmes një reagimi publik në rrjete sociale, Lamallari thekson se do të intensifikohen kontrollet në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend dhe çdo punonjës që tradhton detyrën do të përfundojë para ligjit. 

zh.ll
"Siguria në burgje, vija e kuqe"! Shitje droge në
Besfort Lamallari-pamje nga arrestimi

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan, ku u arrestuan tre persona për futje të lëndëve narkotike në burg, mes tyre edhe një punjoës policie. Përmes një reagimi publik në rrjete sociale, Lamallari thekson se do të intensifikohen kontrollet në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në vend dhe çdo punonjës që tradhton detyrën do të përfundojë para ligjit. 

“Përgëzoj operacionin e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në IEVP Elbasan për goditjen e një mekanizmi kriminal të futjes së drogës brenda burgut dhe vënien para drejtësisë të tre të dyshuarve. Sikundër e theksova në takimin e fundit me drejtuesit e këtij shërbimi dhe drejtuesit e IEVP-ve në mbarë vendin, çdo përpjekje për të cënuar sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit do të marrë përgjigjen e merituar me të gjithë forcën e ligjit. Kontrollet nga SHKBB do të intensifikohen, verifikimet do të jenë të vazhdueshme dhe goditjet do të jenë pa tolerancë ndaj çdo shkeljeje të ligjit. Çdo punonjës që tradhton detyrën dhe bëhet pjesë e skemave kriminale do të përfundojë përpara drejtësisë. Siguria në burgje është vijë e kuqe. Kush e kapërcen, merr vetëm një përgjigje: përballje me drejtësinë”, shkruan Ministri i Drejtësisë.

 

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Elbasan, pasi kanë futur sende të paligjshme në ambientet e burgut. Në pranga kanë rënë, Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan, Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri dhe Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan. Hetimi disa mujor zbuloi një skemë bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike në burg me qëllim përfitimin financiar./ZËRI

Poll

MOS HUMB