
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se jemi në pragun e një epidemie. ISHP ka thënë për "Top Channel" se numri i të infektuarve ka arritur mbi 19 mijë persona, ku dominojnë gripi i tipit A dhe nëntipet e tij "AH1N1" dhe "AH3N1" ndaj infeksioneve të tjera, RSV dhe pandemisë së koronavirusit.
Përhapja e infeksioneve tek të gjithë grupmoshat ka shkaktuar fluks në tek vizitat me mjekët, por edhe në spitale ku janë shtruar pacientët.
Po ashtu, mësohet se Sanatoriumi, Spitali Infektiv dhe Pediatria janë të mbingarkuar për shkak të rritjes së urgjencave dhe shtrimeve.
Gripi këtë vit është përhapur më agresivisht se një vitë më parë, me mjekët që bëjnë thirrje të tregoni mnë shumë kujdes dhe të mos merrni ilaçe pa rekomandime, por as t’i drejtoheni urgjencave në spitale. Karakteristikë për përhapjen e gripit është temperatura shumë e lartë dhe rezistente. Ekspertët bëjnë thirrje që çdo i prekur me grip, veçanërisht fëmijët, të qëndrojnë në shtëpi për të mos përhapur infeksion në kopshte, shkolla apo institucione të tjera./ZËRI