Aktualitet

Situata me zjarrin del jashtë kontrollit edhe në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.

k.m.
Situata me zjarrin del jashtë kontrollit edhe në Poliçan,
Pamje nga vendi i ngjarjes

POLIÇAN- Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit edhe në Bashkinë Poliçan, më konkretisht në Terpan. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Kështu është kërkuar evakuuimi i banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”.

URDHËR EVAKUIMI

Situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt./ZËRI

Poll

MOS HUMB