Bota

Skandal në Gjermani/ Zbulohet grupi me 70 mijë burra në Telegram, përdhunime dhe inkurajime të dhunës seksuale ndaj grave

Sulmi seksual është i paligjshëm në Gjermani, natyrisht, por të bisedosh për të jo.

I.F
Skandal në Gjermani/ Zbulohet grupi me 70 mijë burra në Telegram,
Foto ilustruese

TIRANË- Gazetarët gjermanë kanë zbuluar dhjetëra kanale në platformën “Telegram” që i janë përkushtuar dhunës seksuale. Përdoruesit që janë pjesë e këtij kanali kanë ndarë këshilla si të sulmojnë seksualisht njerëzit. Autoritetet gjermane ende nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje në lidhje me këtë skandal, i cili u zbulua nga gazetarët investigativë. Gazetarët e "DW" që u “inflitruan” në kanale zbuluan se mijëra njerëz nga e gjithë bota shkëmbejnë informacione se si të përdhunojnë njerëzit dhe inkurajonin njëri-tjetrin të kryejnë këto sulme, duke përfshirë ndarjen e fotove dhe videove të krimeve të ngjashme që ata vetë i kanë kryer në shumicën e rasteve, përdoruesit gjithashtu jepnin detaje për sulmet e tyre. Ata kanë inkurajuar njëri-tjetrin të sulmojnë motrat, nënat, të dashurat ose gratë e tyre.

Gazetarët zbuluan se ata e përdornin gjithashtu platformën për të shitur drogë që mund të përdoreshin për të bërë të pavetëdijshme viktimat. Ata lajmëronin se substancat narkotike janë testuar nga një toksikolog dhe përbëheshin nga qetësuesit anestezik të kafshëve dhe një përbërje për të parandaluar të vjellat. Sulmi seksual është i paligjshëm në Gjermani, natyrisht, Sulmi seksual është i paligjshëm në Gjermani, natyrisht, por të bisedosh për të jo. Autoritetet gjermane kanë lajmëruar se Policia ka një mandat për të hetuar aktivitetet kriminale dhe për të ndjekur ligjërisht themeluesit e grupit.

Njëkohësisht, themeluesi i platformës Pavel Durov aktualisht po përballet me akuza në Francë për lejimin e përdorimit të platformës për aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikun e drogës dhe ndarjen e imazheve të abuzimit të fëmijëve, por edhe nëse dënohet, nuk ka gjasa të ndalojë kanalet e telegramit të dedikuara për të diskutuar përdhunimin e të rriturve, të cilat në të paktën në Gjermani nuk shkel ligjet për momentin. Autoritetet gjermane rekomandojnë që persona të prekur të raportojnë pamjet e shpërndara.

Po ashtu edhe në Shqipëri është kthyer në një kambanë alarmi krijimi i grupeve të tilla në “Telegram” që synojnë degradimin e femrave. Gjatë një investigimi “ZËRI” zbuloi disa grupe ku anëtarët ofendonin, ndanin eksperiencat e tyre dhe informacione rreth vajzave, të cilat mund te jenë të mitura, adoleshente, apo edhe në moshë madhore. Një nga grupet më të përhapur ishte “Albkings”, ku ishin mbledhur si anëtarë 55 mijë shqiptarë që bënin po të njëjtën gjë si në rastin e hetuar nga "Deutche Welle", ndanin video dhe foto intime, detaje rreth vajzave, informacione dhe i degradonin. Këto bëheshin kryesisht nga ish-të dashur të vajzave që pas ndarjes preferojnë të mos kenë as respektin minimal për to dhe u publikonin çdo të dhënë private, vajza që kanë për shënjestër një tjetër vajzë, fenomen i njohur ndryshe si ‘slutshaming’, si dhe djem të frustruar e të inatosur nga fakti që nuk kanë arritur të kijojnë afrimitet apo që janë refuzuar nga vajzat në fjalë.

Gjithashtu, në këtë grup, tashmë të mbyllur, nuk mungonin as videot ku kryeheshin marrëdhëniet me kafshë. "Preja" tjetër, më e preferuara, janë pamjet që u dërgojnë partneret. Një çift normal ku vajza i dërgon foto partnerit përfundon në këto kanale ku të gjithë ushqejnë fetishet e tyre me imazhet e njerëzve të zakonshëm. Pre për sytë e dhjetra predatorëve. Gjithashtu as të miturit nuk mbeteshin të paprekur, pasi pa një limit moshe, ata shpërndanin video të tyre edhe të fëmijëve të moshës 8-vjeçare.

Fenomeni i këtyre grupeve në Telegram është i përhapur kudo në botë, deri më tani vetë drejtuesi i Platformës nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’i parandaluar, edhe pse vetë është duke u përballur me drejtësinë franceze, për shkak të politikave të lejimit të shpërndarjes së materialeve të dëmshme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB