Aktualitet

Skandalet me tenderat e AKSHI-t/ Paraqiten në GJKKO Karçanaj, Delibashi dhe Ismaili, "kyçin" gojën para mediave

Karçanaj mbërriti e shoqëruar me makinë policie, ndërsa nuk ka folur para gazetarëve, ndërsa avokati i sajë shtë shprehur: “nuk kemi asnjë koment në këto momente”. 

zh.ll
Skandalet me tenderat e AKSHI-t/ Paraqiten në GJKKO Karçanaj,
karcanaj-ismaili

TIRANË- Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur mesditën e sotme në GJKKO për verifikimin e masës “arrest në shtëpi”. Karçanaj mbërriti e shoqëruar me makinë policie, ndërsa nuk ka folur para gazetarëve, ndërsa avokati i sajë shtë shprehur: “nuk kemi asnjë koment në këto momente”. Gjithashtu, edhe zv.drejtoresha Hava Delibashi është paraqitur në GJKKO, e cila po ashtu ndodhet në "arrest shtëpie". 

Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismali është paraqitur gjithashtu në SPAK. Ismaili u pezullua nga detyra pas aksionit te zhvilluar te AKSHI. Ndaj zyrtarit te policisë, gjykata ka vendosur “pezullim nga detyra” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Më 16 dhjetor, Prokuroria e Posaçme lëshoi 8 masa sigurie për zyrtarë e biznesmenë. Masa "arrest me burg" për Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa masa "arrest shtëpie" për Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi. "Pezullim nga detyra" dhe ndalim për të dalë jashtë vendit Erion Ismaili. Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.

Sipas njoftimit të SPAK: "Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve."

Gjatë hetimeve u zbulua se Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermail Beqirin dhe me ndihmën e policisë, kanë marrë peng Gerond Meçen, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSHI dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara. 

Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Operacioni konsiderohet një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të SPAK në sektorin e prokurimeve publike dhe teknologjisë së informacionit, ndërsa hetimet pritet të thellohen edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe përfaqësues biznesesh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB