Aktualitet

Abuzimi me tenderët e AKSHI-t! Kush janë zyrtarët dhe biznesmenët që iu kontrolluan banesat

Kontrollet kanë përfunduar mbrëmjen e së martës (16 dhjetor) dhe pajisjet kompjuterike janë dërguar për ekspertim.

F.I
Abuzimi me tenderët e AKSHI-t! Kush janë zyrtarët dhe
Mirlinda Karçanaj

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i ndërmarrë i hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit i urdhëruar nga SPAK në vjim të hetimeve për çështjen e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI). Kontrollet janë ushtruar në banesat e disa zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Konkretisht Gjykata e Posaçme miratoi kërkesa për kontroll personal dhe të banesës për shtetasit: Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Kreshnik Tërnova, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektit ”Merkaj 3’. Ndërsa, është ushtruar kontroll në banesat e Ergys Agasit, Ermal Beqirit, drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendëses së saj Hava Delibashi, si dhe të dyshuarve të tjerë.

Raportohet se gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan materiale si dhe celularë e pajisje kompjuterike, të cilat mendohet se i shërbejnë hetimit. Kontrollet kanë përfunduar mbrëmjen e së martës (16 dhjetor) dhe pajisjet kompjuterike janë dërguar për ekspertim.

Lidhur me aksionin e djeshëm janë lëshuar 8 masa sigurie. Masa arrest me burg për Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, ndërsa masa arrest shtëpie për Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi. Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit Erion Ismaili. Ndalim për të dalë jashtë vendit: Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.

Hetimet e SPAK dyshohet se përfshijnë rreth 12 procedura tenderimi, ku ekzistojnë indicie se gara është manipuluar për të favorizuar subjekte të caktuara ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe parimet e konkurrencës së ndershme. Operacioni konsiderohet një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të SPAK në sektorin e prokurimeve publike dhe teknologjisë së informacionit, ndërsa hetimet pritet të thellohen edhe ndaj personave të tjerë, përfshirë zyrtarë dhe përfaqësues biznesesh./ZËRI 

Poll

MOS HUMB