Aktualitet

Skandali me falsifikimin e diplomave, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur hetimet, pjesa tjetër sekret hetimor

Prokuroria e Tiranës konfirmon zyrtarisht nisjen e hetimeve, por thotë se nuk mund të japë detaje të mëtejshme

E.K
Skandali me falsifikimin e diplomave, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi për mediat, konfirmon nisjen e hetimeve për një kolegj universitar, administratorët e të cilit u vunë në pranga nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se janë pjesë e një skandali për falsifikimin dhe shitjen e diplomave.

Prokuroria e Italisë ka dalë në përfundimin se të 9 të arrestuarit, të cilët i cilëson si grup kriminal, jepnin certifikata dhe diploma false, kundrejt një pagese prej 8 mijë eurosh.

 

Sipas raportimeve të bëra nga mediat, pjesa më e madhe e falsifikimeve është bërë pas 2021 kur pronarët kanë ndryshuar dhe universitetin e kanë marrë një grup italianësh. Po ashtu, ka siguruar edhe një dëshmi që i ka dhënë ish-rektori i Kolegjit, Lush Përpali. Ky i fundit ishte rektor  prej vitit 2017, por la detyrën në vitin 2023.

Sipas tij, ai ka zbuluar disa diploma të parregullta me firmën e tij të falsifikuar dhe pa vulën e kryesekretarit të Kolegjit. Ndaj edhe kishte vendosur që të linte postin që në janar të vitit 2024. Ish-rektori zbulon se edhe pasuesi i tij që emëruan drejtuesit e kolegjit, Bajram Hysa, u largua nga detyra në qershor të këtij viti (2024), pasi edhe ai, zbuloi skandalin.

Pas kësaj ngjarjeje, dy ish-rektorët, Lush Përpali dhe Bajram Hysa, nisën betejën që çështja të hetohej nga drejtësia shqiptare. Madje bënë kallëzim në Policinë e Shtetit, duke e referuar çështjen edhe në Prokurorinë e Tiranës.

Por si merreshin diplomat dhe si u zbulua skandali?

Fillimisht ka pasur një marrëveshje fiktive e firmosur mes rektorit Lush Përpali, të cilën rektori pretendon se nuk e ka firmosur. Marrëveshja është nënshkruar me "Universo Docente s.r.l" në Itali. Një pjesë e këtyre diplomave duhej të noterizoheshin në Shqipëri, madje italianët kanë ardhur në ambasadën italiane këtu. Në ambasadë kanë kërkuar të noterizohen diplomat e tyre. Pas marrjes së kësaj kerkesë, ambasada italiane ka kërkuar informacion tek Ministria e Arsimit për të vërtetuar nëse dokumentet ishin autentike. Në këtë moment, rektori Hysa ka informuar MAS se nuk bëhej fjalë për një marrëveshje të rregullt, duke denoncuar falsifikimin e fimës së tij.

Çfarë ka ndodhur?

Një skandal ka përfshirë sistemin arsimor në Shqipëri e ka zanafillën në Kolegjin Universitar! Gjithçka u sinjalizua nga mediat italiane që raportuan se dy administratorët në Tiranë, kanë ngritur një skemë mashtrimi, ku shpërndanin diploma false për studentët në Itali, kundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit, që kërkohej nga ana e përfituesve. 

Në krye të skemës me diploma që ‘përmbytën’ tregun italian qëndronte çifti i i të sapomartuarve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të cilët duke përfituar nga lidhjet që kishin në Shqipëri dhe në Itali, morën drejtimin e Universitetit me premtimin që do ta shndërronin në një qendër të mësimdhënies, për të gjithë studentët e ekselencës në Ballkan. Por përgjimet e Guardia Di Finanza, falë një komenti dhe dëshmive të të gjithë atyre që kishin blerë diploma false, një prej tyre dhe një mësuesi, zbuluan se në fakt ajo që po ndodhte në vendin tonë ishte një skemë mashtrimi dhe shitje diplomash./ZËRI

Poll

MOS HUMB