Aktualitet

Skema e mashtrimi në 'CFO Pharma'/ I akzuar për falsifikim dokumentash, vetëdorëzohet administratori Frigul Milla

Milla ishte shpallur në kërkim prej më shumë se 3 javësh, ndërsa u vetëdorëzua më 27 nëntor 2025, me pretendimin se vetëm në atë moment kishte marrë dijeni se ishte person në kërkim.

zh.ll
Skema e mashtrimi në 'CFO Pharma'/ I akzuar për falsifikim
nadir causholli, pronari i CFO Pharma

TIRANË- Frigul Milla, administratori i kompanisë “CFO Pharma”, në pronësi të Nadir Çaushollit, është lënë në qeli me vendim të Gjykatës së Tiranës. Milla ishte shpallur në kërkim prej më shumë se 3 javësh, ndërsa u vetëdorëzua më 27 nëntor 2025, me pretendimin se vetëm në atë moment kishte marrë dijeni se ishte person në kërkim. Më datë 30 nëntor, Gjykata e Tiranës vendosi konfirmimin e masës së “arrestit me burg” dhe dërgimin e tij në qelitë e paraburgimit të Tiranës.

Administratori i “CFO Pharma”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, lidhur me hetimet për mashtrim në shumën 700 mijë euro me fondet publike për rimbursimin e ilaçeve. Në vijim të hetimeve, Prokuoria e Tiranës lëshoi tetë masa sigurie për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal.

Masat dhe akuzat:

1.Alba Zylfo, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

2.Jona Berberi, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”;

3.Lorela Ballabani, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”’;

4.Spartak Zekja, i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”;

5.Zade Mali, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”;

6.Esjana Gjishti, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” masat e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”;

7.Romina Agalliu, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal, masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Skema e mashtrimit, e ngritur nga kompania CFO Pharma, në bashkëpunim me zyrtarë të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor. Hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me inventarë dhe fatura fiktive për barnat “Foster” dhe “Trimboë”, përmes të cilës përfitoheshin fonde të rimbursimit nga FSDKSH në vlera të mëdha. Në qendër të skemës ishte “CFO Pharma” në bashkëpunim me subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania” dhe me zyrtarë të Fondit./ZËRI

Poll

MOS HUMB